Zbardhet “kurthi” i Aleksandër Vuçiqit për Albin Kurtin

0
272

Edhe pse fillimisht e kishte refuzuar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tani ka dhënë sinjale të forta se është pro planit franko-gjerman pas takimit me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së.

“Nuk ka progres për ne nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje. Duhet ta pranoni këtë plan, më thanë”, ka thënë Vuçiq, sipas të cilit, nëse nuk e pranon planin franko-gjerman, Serbia do të përballet me ndalimin e integrimit evropian, ndalimin e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, tashmë po del në pah plani i Aleksandër Vuçiqit.

“Pra po shihet, largimi i serbëve nga i institucionet s’ka pasur të bënte fare me targat, as me diçka tjetër përveç se me Asociacionin. Serbia me Vuçiqin nuk e shohin Asociacionin si organizim integrues te serbëve në shtetin e Kosovës, përkundrazi synojnë krijimin e “Serbisë së vogël””, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Vuçiq po synon që ta fus në kurth kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

“Serbët e Kosovës janë shndërruar në trampolinë të Vuçiqit dhe egove të tyre nacionaliste. Loja e Vuçiqit synon të fut në kurth Kurtin dhe BE-në, derisa SHBA mund të jetë faktori kryesor për të shuar ëndrrat serbe me heqjen e të drejtave ekzekutive të Asociacionit, i cili me shumë gjasë duket se do të ndodh. Gjithsesi modifikimi i saj është më rëndësi, për të cilën edhe Kurti duhet të insistojë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Për fund, Mehmeti ka paralajmëruar se Kosova gjendet përballë një situate të rrezikshme.

“Në këtë drejtim them se Kosova ndodhët përballë një situate shumë të vështirë, Asociacioni mund të jetë shumë i rrezikshëm për të ardhmen nëse nuk qartësohen disa gjëra nga fillimi”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Kujtojmë se edhe ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here