Zarf i zi | Anulohet televotimi, për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme

0
120

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një tjetër zarf i zi ka krijuar tension mes banorëve. Në një deklaratë të lexuar para tyre, Vëllai i Madh njoftoi anulimin e televotimit aktual për shkak të sjelljeve bullizuese dhe denigruese brenda shtëpisë, shkruan 04 Online.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual” thuhej në zarfin e zi, ndërsa u bë e ditur se masat ndëshkuese do të shpallen gjatë spektaklit të ardhshëm të së martës.

Ky vendim ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe ka shtuar kuriozitetin e publikut për pasojat që do të ndjekin. Banorët pritet të përballen me masa të rrepta që mund të ndryshojnë dinamikën e lojës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here