Zakoni i çuditshëm i maltezëve që të mos pastrojnë natën

0
44

Malta është shtet i vogël që fsheh zakone interesante që njerëzit u besojnë ende. Në disa vende të vogla brenda Maltës, ka një rregull që shtëpitë nuk pastrohen kurrë gjatë natës.

Nuk sheh shpesh që në Maltë shtëpitë të pastrohen gjatë natës, por kjo jo sepse njerëzit flenë atë kohë. Pastrimi i shtëpisë natën besohet se sjell fat të keq.

Përveç këtij zakoni, ka edhe të tjerë.

Njerëzit në Maltë besojnë se mund ta kontrollojnë motin me bukë. Sipas tyre, hedhja e bukës në rrugë ndihmon në ndaljen e shiut.

Brirët mbi dyer shihen edhe sot nëpër fshatrat e Maltës dhe kjo besohet se e mbron shtëpinë nga e keqja.

Maltezët përpiqen të shmangin edhe lindjet më 24 dhjetor, pasi sipas një besëtytnie, fëmijët që lindin atë ditë i vjedhin Krishtlindjet dhe kthehen në përbindësha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here