Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, në emisionin televiziv “Te Fidani” në T7 u ka bërë thirrje kundërkandidatëve që të jenë të përmbajtur dhe t’i shmangen gjuhës linçuese, shpifjeve dhe fyerjeve ndaj njëri tjetrit, shkruan 04 Online.
Berisha, në mes tjerash ka shtuar se angazhimi i tij është “Bashkë, për të mirën e Prizrenit”.
Postimi i plotë i Zafir Berishës
Nuk jemi perfekt – por jemi ndryshe nga të tjerët.
Zgjidh Prizrenin që e do, Prizrenin që flet gjuhën e historisë dhe të së ardhmes!
Është koha për njerëz, jo për interesa!
BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!