Zafir Berisha thotë se Qeveria po e luan “lojën” e Serbisë në veri

0
355

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar me kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për gjendjen në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka bërë një “gabim në hapa” në raport me Serbinë .

Sipas tij, Qeveria e Kosovës tani po detyrohet që “lojën” me bë si po dëshiron Serbia në atë pjesë.

Situata e rënd politike dhe e sigurisë në Malin e Zi nuk është e ndarë nga zhvillimet e fundit në Kosovë. Patronët që po i stimulojn këto situata janë të njejtët…! Rusia dhe Serbia po ndërhyjn përmes satelitëve të tyre dhe po i përdorin veprimet e mazhorancën si në Kosovë si në Malin e Zi por edhe në BeH, për destabilizimin e Ballkanit dhe arritjen e ambicieve të tyre mesjetare”, ka shkruar ai.

Sipas tij, veprime e kryeministrit Kurti në veri janë adoleshente.

Tashmë është e tëpërt me thën atë që të gjithë e dijnë, regjimi aktual në Kosovë ka bërë një “gabim në hapa” në raportë me Serbinë dhe po detyrohet që “lojën” me bë si po dëshiron ajo. Në vend se ne të krijojm një front të përbashkët politikë e qytetar për me ju përgjegjur ofertës franko-gjermane, ne duhet me u marrën me pasojat e veprimeve adoloshente të Albinit”, ka shkruar Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here