Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjes, nga Nisma dhe LDK-ja.
Ai është shprehur se për LDK-në s’mund të thotë asgjë, mirëpo për Nismën, tha se kjo nuk është punë që bëhet.
“Unë për LDK-në nuk mund të them, por për Nismën, kështu po iu shnoshi, flini rehat, se kjo punë nuk bëhet. Unë nuk besoj se një subjekt që i takoj mund të kontribuojë në dëmtimin edhe të mëtejshëm të Kosovës, siç është dëmtuar në këto katër vjet”, u shpreh Berisha sonte në emisionin “DPT te Fidani”.
“Me z.Limaj kam folë atëherë kur jemi fut në garë, sepse megjithatë gjanat janë kanë të definume. Çka do që të rrjedhë, koalicion me Albinin është si me bo me Serbinë”, tha tutje Berisha.