Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka premtuar ndërtimin e një qendre sportive multifunksionale të përshtatshme për të gjitha sportet, shkruan 04 Online.
Ai gjithashtu u zotua për modernizimin e infrastrukturës sportive ekzistuese dhe rritjen e subvencioneve për klubet lokale, duke përfshirë të gjitha disiplinat.
Postimi i plotë i Zafir Berishës
Modernizimi i infrastrukturës sportive kryesore, si dhe rritja e subvencioneve për klubet sportive lokale, duke pasur kujdes që të përfshihen të gjitha sportet!
Erdhi koha për njerëz, jo për interesa!
Nuk jemi perfekt – por jemi ndryshe nga të tjerët.
Zgjidh Prizrenin që e do, Prizrenin që flet gjuhën e historisë dhe të së ardhmes!
Është koha për njerëz, jo për interesa!
BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!