Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, së bashku me bartësin e listës Shukri Quni dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Enver Ramadani, Byrhan Thaqi dhe Nebi Duraj, ka takuar banorët e fshatit Nashec, shkruan 04 Online.
“Nasheci ka qenë gjithmonë pjesë krenare e komunës sonë, por për shumë kohë është lënë pas dore. Jam vendosur dhe i përkushtuar ta bëj Nashecin prioritet, jo vetëm në fjalë, por në vepra, me rrugë të mira, ujë të pijshëm, mbështetje për bujqit dhe një jetë më të mirë për të gjithë, pa dallime.”
Berisha theksoi se do të ketë investime për përmirësimin e sistemit të ujitjes, ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe promovimin e Nashecit si zonë turistike rurale.