Zafir Berisha, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka zhvilluar sot një takim në Zhur me qytetarët lumjanë, duke shprehur bindjen e tij se qeverisja aktuale po i shkakton dëm Kosovës dhe se është koha për ndryshim.
Ai ka vlerësuar rolin historik të lumjanëve në proceset e rëndësishme për vendin dhe ka theksuar se përkrahja e tyre për Koalicionin për Kosovën Fituese 137 është një garanci për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Berisha ka deklaruar se qeverisja aktuale ka shkatërruar të arriturat e përbashkëta që nga epoka e UÇK-së e deri më sot dhe se është koha për një qeveri që siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë energjetike.
Postimi i plotë i Berishës:
Sot, në Zhur me lumjan të vendosur me i dhën fund qeverisjes nga një qiraxhi, i cili kur po harron me i përdorën tabletat, po ja u kërkon analfabetëve të sektit të tij me ja u rrit fëmijët, derisa të vetin, ja rritën Norvegjia!
Lumjanët janë ata që i kanë pri shumë lëvizjeve për të mirën e Kosovës, prandaj prezenca e tyre me Kosovën Fituese 137, shtonë garancin se me 9 shkurt do të merrën fund eksperementi me Kosovën nga hajdutët dhe kusarit e regjimit aktual, të cilët shktëruan të gjitha të arriturat që kemi bër së bashku nga epoka e UÇK-së deri sot.
Lumjanët i garantova se Koalicioni për Kosovën fituese 137, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, si dhe zhvillim ekonomik dhe pavarësi energjetike.