Zafir Berisha mobilizon kandidatët e Bashkimit Demokratik për fazën e dytë të fushatës në Prizren

0
209

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me kandidatët për Kuvendin Komunal, duke e cilësuar këtë periudhë si fazën më vendimtare të fushatës zgjedhore, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se e ardhmja e Prizrenit ndërtohet nga ata që veprojnë dhe marrin përgjegjësi, e jo nga ata që presin. “Jemi në ditët më të rëndësishme të kësaj rruge që e kemi nisur me zemër, përkushtim dhe besim. Çdo takim, çdo fjalë, çdo shtrëngim duarsh është një mundësi për ta fituar një votë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Prizrenin,” tha Berisha.

Ai i inkurajoi kandidatët e subjektit të tij që të jenë më aktivë në çdo lagje, rrugë e rrjet social, duke nënvizuar se Bashkimi Demokratik nuk është në garë për karrige, por për përgjegjësi dhe ndryshim në shërbim të qytetarëve.

Berisha përfundoi se mobilizimi i këtyre ditëve të fundit do të jetë vendimtar për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here