Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar aktivitetet e tij zgjedhore, duke u takuar me mbështetësit në Poslisht të Vërrinit. Gjatë këtij takimi, Berisha ka kërkuar mbështetje për koalicionin e veprave të mëdha, duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për numrin 137, për të kontribuar, për siç ka thënë, në shpëtimin e Kosovës.
Berisha ka theksuar se vota e qytetarëve është e nevojshme për të ofruar një mundësi të re. Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një ndryshim dhe për një drejtim të ri për të arritur një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për qytetarët e saj.
Postimi i plotë i Berishës:
Në Poslishtë të Vërrinit për të kërkuar mbeshtetje si në kohë të vështira, për ta shpëtuar Kosovën, duke votuar koalicionin e veprave të mëdha me nr 137, por për ta shpëtuar edhe Albin, duke penzionuar me 9 shkurt, duke ja dhën mundësin dhe hapësirën me u trajtu te mjeku… i cili në bazë të paraqitjeve është bërë për gjynah!
Si deputet i Kosovës, garantova se ashtu siç e kemi nxerrën vendin nga hiri dhecrrënojat e luftës dhe e kemi rindërtu, ashtu do ta nxerrëm edhe nga terri energjetik.
Së bashku ja dalim!