Kandidati për deputet, Zafir Berisha, së bashku me kryetarin Fatmir Limaj, vizituan fshatin Billushë në Vërri, ku u pritën me entuziazëm nga banorët të rreshtuar pas koalicionit për Kosovën Fituese.
Berisha theksoi se pa mbështetjen e bashkëluftëtarëve të tij, nuk do të ishte ai që është sot.
Ai u shpreh se Kosova është atdheu i tyre, duke u angazhuar për të mbrojtur të arriturat e vendit nga ata që mund të rrezikojnë të ardhmen e saj.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me kryetarin Fatmir Limaj takuam bashkëvendasit e mi në fsh Billushë të Vërrinit, të rreshtuar si asnjëher më parë me koalicionin për Kosovën Fituese 137!
Nuk do të isha ai që isha në luftë dhe ky që jam sot në paqe dhe jetën publike, pa mbështetjen e njerëzve me të cilët rrugëtova nëpër sfidat e kohës dhe dolim fitimtarë!
Kosova është atdheu ynë, për dalim nga të tjerët që jetojnë si qiraxhi në vendin tonë, ne kemi varret e të parëve në këtë tokë, kontributin dhe krenarin e shumë gjenaratave për liri e pavarësi, prandaj jemi të vendosur që nga 9 shkurti Kosovën tonë të dashur mos ta lëm me duarë të atyre që po bëjn ekspetemente dhe po i rrezikojm të gjitha të arriturat, që nga epoka e UÇK-së deri sot.