Zafir Berisha komenton rrahjen në Kuvend, Besnik Bislimin e quan “rrugaç klasik”

0
302

Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, i ftuari i sotëm, Zafir Berisha, ish zv.Ministër i Punëve të Brendshme, ka folur edhe për përleshjet fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të qeverisë Kurti duke thënë se në atë moment ka thënë “shyqyr” që nuk ka qëlluar deputetë në këtë legjislaturë.

“Njeriu i dytë i qeverisë, një rrugaq klasik e ka quajtur Berisha zv. Kryeministrin Besnik Bislimi”.

Ai tutje ka thënë që deputetët kanë imunitet në raport me personat e emëruar dhe kështu ata nuk guxojnë të sulmojnë deputetët.

Berisha po ashtu ka folur edhe për kohën kur kanë qenë në opozitë bashkë me VV-në dhe AAK-në ku dha detaje si Limaj kishte kërkuar që Berisha të  mos përfshihet në gjuajtjen e gazit lotsjelllës. /Gazeta10/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here