Zafir Berisha e kujton Ukshin Hotin në 24 vjetorin e zhdukjes së tij

0
219

Në 24 vjetorin e zhdukjes në rrethana ende të pa ndriçuara të veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit dhe njëherit zyrtar i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka sjellur disa kujtime gjatë tryezës shkencore “Kosova, dje – sot dhe nesër” të mbajtur në fshatin Billushë..

Si rrjedhojë, Berisha ka thënë se Hoti ishte njëra nga figurat intelektuale të kohës, i cili ishte frymëzim për qytetarët e sidomos i të rinjve me ide përparimtare dhe kombëtare.

“Kujtim për Ukshin Hotin!

Ukshin Hoti ishte njëra nga figurat intelektuale të kohës i cili ishte frymëzim për popullatën e veqenarishtë i rinisë me idetë përparimtare dhe kombëtare.
Në shtator të vitit 1991 në fsh.Billushë (Kushtrim) edhe pse ishim shumë të rinjë me ndihmën e inteluaktualëve dhe aktivistëve të fshatit patëm organizuar në xhamin e fshatit, tryezën:”Kosova dje-sot dhe nesër” në të cilën muarë pjesë edhe profesori dhe filozofi Ukshin Hoti.

Xhamia e fshatit ishte shumë e vogël për me i pranuar brenda të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga shumë vende të Kosovës për të dëgjuar ligjeratën dhe mendimin politik për situatën në të cilën gjendej Kosova nga Ukshin Hotit.

Asnjëher deri në atë ditë shtatori, por edhe pasë saj, deri në ditët e sotme nuk është mbajtur ndonjë tubim aq i madhë sa që fshati ka pasur probleme me i sistemuar makinat e tyre ne hapësirat e fshatit.

Ukshin Hoti do ta kujton ketë tryezë edhe në librin e tij “Filozofia e çështjes shqiptare” si dhe me një prononcim një vitë pas, ku do të shprehet;
UKSHIN HOTI: Ndodhemi atje, ku pata thënë edhe në tryezën e organizuar në Billushë (në shtator të vitit 1991). Atëherë sa më kujtohet, u shfaq mendimi i tillë që të formohet Qeveria, të formohet policia, ushtria, mbrojtja territoriale, të legalizohet lëvizja…
Ukshin Hoti mbetet ideologu i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës!
Lavdi gjithë atyre që u flijuan për Kosovë”, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here