Pas barazimit dramatik 2-2 ndaj Lyonit të enjten, ku portieri Andre Onana u kritikua për dy gabime të mëdha, sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij.
Zirkzee ka thënë qartë se skuadra nuk do të fajësojë askënd, duke e quajtur këtë qasje “qesharake”.
“100 për qind. Ne jemi një skuadër, kështu që nuk do të fajësojmë dikë që bën gabime. Kjo është qesharake”, ka deklaruar ai për mediat britanike.
Ndeshja ndaj Lyonit përfundoi baras, me një gol të pësuar në minutat e fundit, për të cilin Onana u fajësua nga shumë tifozë dhe analistë. Megjithatë, përveç Zirkzees, trajneri Ruben Amorim po ashtu i doli në mbrojtje kamerunasit.
Zirkzee u shpreh optimist për ndeshjen e kthimit ndaj Lyonit javën e ardhshme:
“Ne duhet ta fitojmë atë. Të gjithë e dimë këtë. Nuk ka opsion tjetër. Është gjëja e vetme që duhet të bëjmë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duam të fitojmë, ne duhet të fitojmë”.
Manchester United do të përballet me Newcastle United në udhëtim të dielën, para se të kthehen në Old Trafford për sfidën vendimtare ndaj Lyonit.