Atletico Madrid e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në La Liga, teksa ka marrë një fitore 3-1 ndaj Granadas.
Por jo të gjithë te klubi madrilen janë të lumtur me ndeshjen e fituar.
Sulmuesi portugez, Joao Felix ka përjetuar tmerrin në stadiumin e tij ‘Wanda Metropolitano’, nga tifozët e Atleticos.
Felix u rikthye nga huazimi gjashtë mujor te Chelsea dhe ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga klubi madrilen.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve madrilen të cilët në kor e kanë ofenduar sulmuesin portugez i cili dëshiron të bashkohet me Barcelonën.
“Ky portugez është bir i k****”, thërrisnin në kor tifozët e Atletico Madrid gjatë stërvitjeve që Felix po bënte para ndeshjes.
Kjo bëri që lojtari të ndihej keq dhe t’i ndalonte stërvitjet dhe të ulej në bankë. /Telegrafi/