Yll Limani ka qenë krye-temë këtë javë, pasi u diskutua se ka nisur një lidhje dashurie.
Emri që u diskutua si e dashura e tij është Fjolla Beka, një emër i njohur në rrethin e të famshmëve shqiptarë, kjo falë edhe punës së saj si estetiste.
Këngëtari ka zgjedhur që gjatë karrierës së tij jetën personale ta mbajë sa më larg syrit publik dhe fansat e artistit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh me jetën romantike të tij, përveç shenjave që mund të marrin përmes muzikës.
Megjithatë, këtë herë më në fund shenjat janë përtej muzikës, janë më konkrete dhe më domethënëse.
Mbrëmjen e djeshme në Prishtinë është mbajtur “Sunny Hill Festival” ku i ftuar për të performuar ka qenë edhe Ylli.
Gjithashtu një detaj tjetër që është vënë re ka qenë prania e Fjollës në mbështetje të Yllit.
Ajo e ka treguar mbështetjen nëpërmjet disa postimeve në Instagram-in e saj. Detaje të cilat duket se konfirmojnë romancën e çiftit.
Shiko foton: