Yildiz josh tre gjigantët e Premierligës

0
62

Tottenham i është bashkuar Chelseat dhe Arsenalit në ndjekjen e sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, megjithatë te klubi bardhezi po rritet optimizmi se ai do të qëndrojë në Torino.

Spurs janë në kërkim të opsioneve të reja në repartin ofensiv dhe e shohin Yildizin si një nga talentet e rinj më të spikatur në Europë. Situata e kontratës së tij aktuale, e cila ka qenë disi e bllokuar muajt e fundit, ka nxitur interesim nga Anglia – ndonëse deri në fund të vitit pritet të ketë më shumë qartësi rreth së ardhmes së tij.

Yildiz po kalon një sezon personal të shkëlqyer me Juventusin dhe vazhdon të rritet në ndikim.

20-vjeçari ka shënuar nëntë gola në ndeshjet zyrtare këtë sezon, ndërsa fundjavën e kaluar dhuroi asistimin vendimtar për Juan Cabal, në fitoren 1-0 ndaj Bolognës.

Forma e tij e ka bërë një nga pikat kyçe të sulmit të klubit, duke tërhequr njëkohësisht vëmendje nga e gjithë Europa.

Pavarësisht interesimit në rritje nga Premierligë, Juventusi mbetet i bindur se Yildiz dëshiron të qëndrojë.

Gjigantët e Serie A po përgatisin një raund të ri bisedimesh për rinovimin e kontratës, me diskutime që pritet të avancojnë përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Qëllimi i klubit është të sigurojë të ardhmen afatgjatë të lojtarit dhe të shmangë spekulimet në gjysmën e dytë të sezonit.

Burime në Itali pranojnë se përparimi drejt një marrëveshjeje të re ka pësuar vonesa, por këmbëngulin se kjo lidhet me ristrukturimin e brendshëm dhe jo me ndonjë prishje marrëdhëniesh.

Juventusi së fundmi ka emëruar Luciano Spallettin si trajner dhe ka qenë në proces të finalizimit të emërimit të një drejtori të ri sportiv.

Yildiz ka shprehur dëshirën për të qëndruar, por kërkon kushte më të mira financiare – pasi paga aktuale prej rreth 1.5 milionë euro në vit tashmë konsiderohet nën vlerën e tregut, duke pasur parasysh rritjen e profilit të tij.

Juventusi thuhet se është i gatshëm ta rrisë ndjeshëm pagën e tij, potencialisht deri në 6 milionë euro në sezon, nëse bisedimet ecin pozitivisht. Rinovimi pritet të jetë deri në vitin 2030.

Tottenham po synon lart, teksa shqyrton përmirësime të mëdha të skuadrës gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare. Yildiz ka tërhequr vëmendjen e tyre dhe ndodhet në listën e shkurtër, e përpiluar gjatë tre javëve të fundit.

Chelsea mbetet në pritje pasi e ka identifikuar Yildizin si një objektiv afatgjatë, ndërsa Arsenali dhe Liverpooli janë gjithashtu ndër klubet që e kanë ndjekur nga afër zhvillimin e tij.

Megjithatë, burime pranë situatës theksojnë se do të nevojitej një krisje e madhe në marrëdhënie që Juventusi të konsideronte seriozisht shitjen, me pritshmërinë që Yildiz ta lidhë të ardhmen e tij me klubin, nëse gjithçka shkon mirë në ditët dhe javët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here