Yamal para ndeshjes me Realin: Besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë, shkojmë në “El Clasico” tani

0
44

Lamine Yamal ishte krenar për paraqitjen e Barcelonës kundër Bayern Munich me rezultatin 4-1 në Champions League.

Yamal dhuroi një asistim që mbylli fitoren e madhe të katalunasve ndaj bavarezëve.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim 4-1 kundër Bayernit në një javë shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë shumë mirë këtë sezon”, filloi Yamal.

“Ne jemi një ekip i madh dhe e kemi treguar këtë”, tha lojtari për “Movistar” në fund të ndeshjes.

“El Clasico? Para kësaj ndeshje ne tashmë ndiheshim shumë të sigurt, besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë këtë. Do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se “El Clasico” luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here