Yamal: Na thanë se po mposhtnim vetëm skuadra normale, tani ne mundëm Real Madridin 4-0 në shtëpinë e tyre

0
50

Barcelona fitoi derbin e “El Classicos” mbrëmë ndaj Real Madridit, duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 midis Bernabeut.

Një pjesë e dytë shpërthyese e blaugranasve pa ata që të shënojnë katër gola të njëpasnjëshëm, falë një dopiete nga Robert Lewandowski, dhe nga një për Lamine Yamal dhe Raphinha.

Kjo fitore e ngriti Barcelonën në krye tani me 30 pikë, duke qëndruar tani me 6 pikë përpara përcjellësit të dytë, Real Madrid.

Pas ndeshjes, njeriu që shkroi histori mbrëmë, i cili u bë golashënuesi më i ri në histori të El Classicos, Lamine Yamal u shpreh pas ndeshjes.

“Ne besojmë se jemi ekipi më i mirë në botë. Ata thanë se ne po mposhtnim vetëm skuadra normale… tani ne mundëm Real Madridin 4-0 në shtëpinë e tyre. Ne kemi dëshmuar se mund të mposhtim këdo”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here