Lamine Yamal është një prej futbollistëve që po shkëlqen në Kampionatin Evropian i cili po mbahet në Gjermani.
Futbollisti i Barcelonës ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime për Spanjën, duke u kualifikuar edhe në finalen e EURO-s, ku të dielen përballen me Anglinë, shkruan IndeksOnline.
Yamal është golashenuesi më i ri në EURO dhe sot feston ditëlindjen e 17-të.
Në një intervistë pë gazetën spanjolle ”Marca”, Lamine ka folur për disa gjëra gjatë evropiani, ku ka thënë se Kylian Mbappe i’a ka kërkuar fanellës pas ndeshjes gjysëmfinale me Francën, ku Spanja fitoi me rezultat 2-1.
“Kylian Mbappé kërkoi fanellën time pas ndeshjes me Francën dhe Chiesa me Italinë.”, ka thënë ndër të tjera Yamal.
Ai ka folur edhe për finalen e të dieles ndaj Anglisë, ku shpreson ta fitoj trofeun e Kampionatit Evropian.
”Një finale ëndrrash, sidomos me Anglinë përpara. Të gjithë duan të luajnë lojëra të tilla. Tani ajo që duam është që kupa të përfundojë në Spanjë.”, deklaroi Yamal.