Yamal flet për garën me Realin, vazhdimin e kontratës dhe për Topin e Artë

0
45

Një Kampionat Evropian dhe një Superkupë e Spanjës për një futbollist si Lamine Yamal është vetëm fillimi.

I intervistuar direkt nga grumbullimi tek Kombëtarja spanjolle prej mediumit spanjoll “AS”, ylli i Barcelonës, i lindur në vitin 2007 është i përfshirë totalisht në “luftën” e hapur në La Liga për titull të kampionit kundër Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Duke e pasur parasysh renditjen (Barça e Reali i kanë nga 60 pikë e Atletico 56), gjithçka mbetet e hapur, ndoshta deri në fund të sezonit, shkruan “Gazeta Express”.

“Në fund është thuajse gjithmonë një sfidë Barça – Madrid. Atletico e bën të vështirë punën dhe unë nuk do ta bëja ‘të vdekur’ në La Liga. Por, në fund mbesin gjithmonë Reali dhe Barça, që ndër të tjera jemi edhe në Kupë dhe në Champions. Andaj, në fund të fundit, mendoj se do të rivalizohemi me Realin deri në fund”, deklaroi fillimisht sulmuesi anësor.

E sa i përket kontratës me “Blaugrana”, ylli i ri spanjoll thotë se s’po mendon fare për këtë punë pasi është i fokusuar tek sezoni aktual.

E tek pas përfundimit të tij, kampioni evropian mund të mendojë për ta hedhur ose jo të zezën mbi të bardhë.

“Unë besoj se për momentin askush nuk po mendon për kontratë pasi të gjithë jemi të koncentruar që ta mbyllim sezonin me tituj. Tash e kam në mendje vetëm të fitoj me Barçën. Tash vjen periudha vendimtare e sezonit dhe në kokën time është vetëm kjo. Nuk do të flas për vazhdim të kontratës deri në fund të sezonit”, deklaroi 17 vjeçari, të cilit kontrata aktuale me gjigantin katalunas do t’i skadojë në fund të sezonit.

Në fund, Yamal foli edhe për ëndrrën për ta fituar Topin e Artë, herët ose vonë në karrierë.

“Eh, gjëja më e rëndësishme është që Barça të fitojë tituj dhe krejt të tjerat më pas vijnë në vend të vetin, rrjedhin vetë. Është diçka që arrin me tituj kolektivë, e cila është gjëja që më intereson dhe më ngazëllen më shumë”, përfundoi Lamine Yamal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here