Lamine Yamal vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij te FC Barcelona. Sulmuesi 18-vjeçar ishte një nga figurat kryesore të sezonit 2024–25, duke u renditur i dyti në garën për Topin e Artë dhe duke fituar së fundmi Trofeun Mundo Deportivo, i dorëzuar në përvjetorin e 120-të të gazetës prestigjioze spanjolle.
Pas marrjes së çmimit, Yamal u shpreh i qartë për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të qëndrojë gjatë te Barcelona, klubin dhe qytetin që i konsideron më të mirët në botë.
Ai foli edhe për përballjen e radhës në Kupën e Mbretit ndaj Albacetes, duke e cilësuar atë si një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt gjysmëfinales. Pas golit spektakolar ndaj Elches, tifozët blaugrana presin një tjetër paraqitje të madhe nga talenti spanjoll./04 Online













































