Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj personale – të bëhet nënë përmes metodës së fertilizimit in vitro (IVF).
Lajmi u bë i ditur nga burime pranë emisionit “Prive”, sipas të cilave, postimet e fundit të Xhulit në rrjetet sociale, që lidhen me trajtime hormonale, tregojnë për fillimin e këtij procesi.
Ende nuk dihet nëse ajo ka zgjedhur të ndjekë këtë rrugë me ndihmën e një donatori anonim apo të një partneri, por vendimi i saj tregon për një hap të guximshëm drejt amësisë.