Xherdan Shaqiri: Shqiptar në fushë, zviceran në përditshmëri – Deklarata që ndezi rrjetet

0
101

Xherdan Shaqiri, ylli i skuadrës së Baselit dhe një prej futbollistëve më të njohur shqiptarë në botë, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Blu Sport” në Zvicër, ku deklaratat e tij kanë bërë bujë në rrjetet sociale dhe media sportive, shkruan 04 Online.

“Unë jam shqiptar në fushën e futbollit, zviceran në jetën e përditshme,” u shpreh Shaqiri me një siguri që pasqyron identitetin e tij të dyfishtë dhe krenarinë që mbart për të dyja kulturat që e përfaqësojnë.

33-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit, që është një figurë kyçe në kombëtaren e Zvicrës dhe një emër me peshë në historinë e Liverpoolit, është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon me FC Basel. Në 32 paraqitje, Shaqiri ka kontribuar me 16 gola dhe 18 asistime, duke qenë pa dyshim një ndër liderët absolutë të skuadrës.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta, sidomos në komunitetin shqiptar, ku është përshëndetur si një mesazh krenarie dhe përfaqësimi i fortë i rrënjëve të tij. Ndërkohë në Zvicër, Shaqiri shihet si simbol i integrimit të suksesshëm dhe i talentit që tejkalon kufijtë.

Me këtë performancë mbresëlënëse dhe me një identitet të pastër e të artikuluar qartë, Shaqiri vazhdon të jetë jo vetëm një ikonë në fushë, por edhe një zë i rëndësishëm për bashkëjetesën kulturore dhe sportin ndërkombëtar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here