Xherdan Shaqiri fenomenal te Baseli, 63 gola dhe asistime në 64 ndeshje

0
54

Xherdan Shaqiri po shkëlqen në nivele mbresëlënëse që prej rikthimit te klubi i tij i fëmijërisë, FC Basel. Ylli i Zvicrës ka regjistruar plot 63 gola dhe asistime në 64 ndeshje, duke u bërë lojtari më vendimtar i skuadrës në kampionat dhe garat europiane.

32-vjeçari, i cili u rikthye në Superligën zvicerane pas aventurave me Liverpool-in, Lyon-in dhe Chicago Fire, ka ringjallur plotësisht formën e tij, duke marrë rolin e liderit absolut te Baseli. Kontributi i tij ka qenë kyç në rikthimin konkurrues të klubit dhe rritjen e performancave sulmuese, shkruan Gazeta Express.

Shaqiri mbetet një nga figurat më të njohura të futbollit zviceran dhe prej vitesh pjesë e pandashme e kombëtares ku ka shkruar histori në Kampionate Evropiane dhe Botërore. Forma aktuale te Basel tregon se “Shaqiri Magic” vazhdon të jetë gjallë dhe më i fortë se kurrë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here