Xheneta për Gjestin: E kam menduar fundin bashkë e jo ndaras

0
36

Xheneta ka ndarë mendimet e saj me Edonën rreth Gjestit dhe strategjisë së saj për të arritur në finale bashkë me të, shkruan 04 Online.

Ajo e shprehu dëshirën e fortë për të përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother së bashku me Gjestin, duke besuar se ai kishte aftësinë të largonte shumë banorë nga shtëpia. Xheneta kujton momentin kur Gjesti u largua nga shtëpia dhe ajo e ndjeu si një goditje, si të kishte humbur një pjesë të vetes, por gjithashtu theksoi se e dinte se ai kishte kapacitetin për të nxjerrë njerëz jashtë me strategjitë e tij të veçanta.

“Herën e fundit kur doli Gjesti mua mu prejtën këmbët, sikur me dal një gjysmë krahu,  une e disha që ai mundet do banorë me i qitë jashtë unë do edhe prapë fundin e kemi bashke. Unë i thojsha më mirë mos ju afro personit në fjalë se ti mundesh me qitë jashtë. Se Gjesti nëse nuk ka pasur strategji, ai ka ditë me të acaru me të qitë nga kontrolli që me të qitë jashtë, me të prek në pika të dobëta ai u kanë ‘nana’ me ti ditë pikat e dobëta. Mua nuk më konvenojke kur ai u bëjke mirë me banorë, ti lufto unë knej ti knej edhe në fund jemi bashkë. Pak më vjen inat që nuk doli si kam mendu se e kam menduar fundin bashkë e jo ndaras”, tha Xheneta.

Pavarësisht mendimeve të saj, ajo tregoi pak keqardhje që nuk doli si e kishte menduar, dhe se nuk arriti ta përfundonte këtë rrugëtim ashtu siç kishte planifikuar, me fundin e përbashkët./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here