Xheneta dhe Leo kanë diskutuar ndjeshmërinë e lidhjeve të krijuara në “Big Brother VIP Kosova”, duke fokusuar vëmendjen tek Gjesti dhe Lela, pas largimit të tyre nga shtëpia, shkruan 04 Online.
Xheneta, e shqetësuar për mungesën e kontaktit nga Gjesti, shprehu dyshime se ai mund të ishte rikthyer në marrëdhënien me ish të dashurën e tij. Ajo theksoi se kishte hyrë si “single”, por tani po e përjetonte të njëjtën gjendje.
Leo u pajtua me mendimin e saj dhe shtoi se, duke u bazuar në përmendjet e shpeshta të ish-partneres gjatë qëndrimit në shtëpi, ishte e mundur që Gjesti të kishte marrë një vendim të tillë.