Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasaniqi, vizitoi familjen dhe biznesin familjar të familjes Buqaj, të njohur për vlerat e larta kombëtare dhe patriotike.
Gjatë vizitës, Krasniqi u shpreh i impresionuar nga suksesi i biznesit dhe përkushtimi i familjes ndaj vendit.
Ai falënderoi familjen për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se vetëm përmes ndryshimit, Kosova mund të ecë përpara.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Vizitë në familjen dhe biznesin familjar të familjes Buqaj që njëherish janë edhe familje e dëshmorëve të Kombit.
Kur viziton biznese të sukseshme që udhëhiqen nga familje me vlera të larta kombetare e patriotike dhe gjen përkrahjen për një Kosovë ma mirë, ndryshimi është e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara!
E falenderoj Xhemën për mikpritjen e përkrahjen!