Dega e LDK-së në Prizren edhe zyrtarisht ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor.
Një frymë ndryshe kësaj radhe, një optimizëm më i lartë tek anëtarësia e këtij subjekti politik.
Madje, pritet edhe zyrtarizimi i aderimeve të reja, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër do të reflektojnë ndikim pozitiv në rrugëtimin e kësaj dege, e cila po lufton për tu rimëkëmbur.
Si rrjedhojë, në nëndegën e Piranës, Xhavit Ukaj është zgjedhur kryetar, teksa janë zgjedhur edhe gjashtë delegatët për Kuvend të Degës.
“Në një atmosferë feste dhe me pjesëmarrje të të gjitha moshave Kuvendi i bastionit të LDK-së në Piranë më zgjodhi mua kryetar dhe kryesinë e nëndegës dhe 6 Delegatët për Kuvend të Degës. Faleminderit për besimin e juaj dhe mirupafshim në fitoret e radhës”, ka thënë Ukaj.
Ardhja e Driton Selmanajt në krye të degës është parë si element pozitiv në ringjalljen e elektoratit të LDK-së, e veçmas të rinjve./04 Online