Xhaka zbulon çfarë e shtyri ta bëjë shqiponjën kundër Serbisë

0
392

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka në një intervistë për ‘Blick’, ka folur sërish për ndeshjen kundër Serbisë.

Në Botërorin e kaluar, Zvicra kishte triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Serbisë, me një gol të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Mesfushori i Arsenalit, ka thënë se në duel me Serbinë gjithçka ka shkuar mirë përveç shqiponjës.

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen ndaj Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë. Ajo që përjetoi babai im [i burgosuri politik nga Serbia] është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha njëzet vjeç, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, ka thënë Xhaka, i cili do të jetë pjesë e Zvicrës në Botërorin ‘Katar 2022’ që nis pas pak ditësh. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here