Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, mund të rikthehet në pankinë më shpejt sesa pritej, pasi interesimi për të është rritur ndjeshëm. Tre klube të njohura si Tottenham, Bayer Leverkusen dhe Al Hilal po e shohin seriozisht katalanasin si opsion për sezonin e ardhshëm, shkruan 04 Online.
Në Angli, Tottenham e konsideron Xavin si alternativë për Postecogloun, i cili po përballet me presion pas rezultateve të luhatshme. Leverkusen, nga ana tjetër, po përgatitet për largimin e mundshëm të Xabi Alonsos dhe sheh te Xavi një trashëgimtar me filozofi të ngjashme. Ndërkohë, Al Hilal nga Arabia Saudite ka nisur bisedime konkrete, duke ofruar një projekt ambicioz dhe tërheqës financiarisht.
E ardhmja e Xavit pritet të jetë një nga zhvillimet më të ndjekura gjatë merkatos së verës./04 Online