Barcelona ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në La Liga, atë ndaj Mallorca-s që do të luhet këtë të premte.
Megjithatë, katalanasit kanë kthyer fokusin edhe te ndeshja e kthimit në Champions League përballë Napoli-t, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1 në Itali.
Mediet spanjolle kanë raportuar në orët e fundit se, Xavi Hernandez rrezikon shumë nëse nuk kualifikohet, kjo pasi eliminimi mund të sjellë shkarkimin e spanjollit.
Xavi ka komunikuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, por tani duket se fundi mund të vij më afër dhe gjithçka do të varet nga ndeshja ndaj Napoli-t.