Xavi kundër mjekëve të Barcelonës, grumbullon dy të dëmtuar

0
218

Barcelona është në mbyllje të përgatitjeve për ndeshjen çerekfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain. Katalanasit e luajnë sfidën e parë në Francë ndërsa trajneri Xavi Hernandez zbuloi edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj parizienëve.

Bie në sy prezenca e Pedrit dhe Frenkie De Jong të cilët janë prej disa kohësh janë skuadre. Mjekët e skuadrës e kanë bërë të qartë se dy mesfushorët ende nuk janë në 100% dhe të gatshëm për të përballuar ndeshjet me intensitet të lartë.

Megjithatë, trajneri Xavi i ka grumbulluar të dy lojtarët edhe pse vështirë se mund t’i dhuroj një fanellë titullari, e maksimumi pritet t’i aktivizojë gjatë ndeshjes gjithmonë në varësi të rezultatit./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here