Xavi në radarin e Al-Hilal

0
109

Pas shkarkimit nga Barcelona vitin e kaluar, Xavi Hernandez mbetet një emër i nxehtë në tregun e trajnerëve. Legjenda e katalanasve pritet të rikthehet në pankinë në sezonin e ardhshëm, teksa është lidhur me disa klube evropiane, shkruan 04 Online.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Florian Plettenberg, Xavi ka marrë interesim konkret edhe nga Arabia Saudite. Klubi gjigant Al-Hilal, i cili aktualisht është pa trajner pas largimit të Jorge Jesusit, ka shfaqur interes për ta sjellë spanjollin në krye të ekipit.

Xavi ka një përvojë të mëparshme në rajon, pasi karrierën e tij si trajner e nisi te Al-Sadd në Katar. Më pas mori drejtimin e Barcelonës, me të cilën arriti suksesin më të madh në vitin 2023 duke fituar titullin e La Ligës.

Tash mbetet të shihet nëse Al-Hilal do ta bindë të rikthehet në Lindjen e Mesme për një tjetër sfidë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here