Wolverhampton ka paralajmëruar Barcelonën se nëse nuk do të paguajë çmimin e vendosur nga klubi anglez ta harrojnë Ruben Neves.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Wolves nuk pranon shitjen e mesfushorit për një shifër më të ulët se 50 milionë euro.
Neves i ka mbetur edhe një vit kontratë me Wolves, megjithatë klubi anglez preferon ta bindë të rinovojë se sa ta shesë për një shumë jo të pëlqyer.