Wenger: Arsenali do ta fitojë Premier League në sezonin e ardhshëm

0
211

Arsene Wenger beson se Arsenali do ta fitojë Premier League sezonin e ardhshëm dhe ka mbështetur mega transferimin e Declan Rice.

Arsenali konfirmoi nënshkrimin e Rice nga West Ham United në një transferim me vlerë deri në 105 milionë funte të shtunën.

Reprezentuesi anglez ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, me Gunners gjithashtu që e kan blerë Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax këtë verë.

Kjo vjen pasi skuadra e Mikel Artetës përfundoi pas Manchester Cityt në ligë sezonin e kaluar, pasi ishte në krye të tabelës për pjesën mw të madhe të sezonit 2022/23.

Ish-trajnerit të Arsenalit, Wenger, i pëlqen biznesi i skuadrës së tij të vjetër këtë verë dhe mendon se ata do ta fitojnë ligën sezonin e ardhshëm.

Për lojtarët e rinj të klubit këtë verë, ai tha: “Mendoj se është një investim i mirë.

“Në përgjithësi, personalisht mendoj se ata kanë bërë blerje të mira pasi janë lojtarë që tani janë të pjekur, 23, 24, por ende të rinj kështu që mund të qëndrojnë së bashku për disa vite”, u shpreh Wenger.

“Ata do të jenë nën më shumë presion pas vitit të kaluar, por ata kanë mësuar shumë dhe mund të tregojnë se mund ta përballojnë atë presion tani”.

“Besoj se do ta fitojmë kampionatin; është kaq e thjeshtë”, u përgjigj shkurt në pyetjen se a do ta fitojë titullin Arsenali.

Arsenali nuk e ka fituar titullin e ligës që nga sezoni i tyre 2003/04, kur e fituan pa asnjë humbje. /Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here