VV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

0
170

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për KOHËN se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij. 

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, GP i VV-së ka njoftuar se “deputeti Haki Abazi nuk është më pjesë e grupit tonë parlamentar”.

Abazi të enjten ka akuzuar GP-në e VV-së se kanë dashur që të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, grupi i partisë së tij ka urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që t’ia zë ulësen.

Kusari-Lila nuk ka komentuar deklaratat e Abazit.


Abazi: S’jam informuar që më ka përjashtuar VV-ja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se s’është i informuar se është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai i tha shkurtimisht KOHËS të mërkurën se s’është në dijeni se kush e ka marrë vendimin.

“Nuk e kam parë vendimin, nuk e di kush e ka marrë këtë vendim. Sa të informohem do të njoftojë”, deklaroi ai./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here