Vushtrria e fiton derbin e madh ndaj Lirisë

0
118

KF Vushtrria ka fituar derbin e madh të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Vushtrriasit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren, në një përballje mes dy skuadrave që synojnë inkuadrimin në Superligë edicionin e ardhshëm.

Ndeshja u zhvillua para një numri shumë të madh tifozësh të pranishëm në stadium në Prizren, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 62-të nga Urim Statovci, i cili i siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Vushtrrisë.

Me këtë fitore, Vushtrria merr kryesimin në tabelë me 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Liria mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 45 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here