Vullneti: Unë krejt shtëpinë e kisha rrotullu më më pëlqy dikush pernime

0
33

Vullneti ka shprehur mendimin e tij për dinamikat e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3, duke biseduar me Santianën dhe Edonën për marrëdhëniet dhe çiftet që janë formuar gjatë kësaj periudhe. Sipas tij, shumë prej pjesëmarrësve kanë pritur gjatë, madje deri në dy muaj, për të shpërndarë një puthje, duke nxjerrë në pah një lloj ndrojtjeje ose pasigurie, shkruan 04 Online.

Vullneti theksoi se po të kishte pëlqyer dikush brenda shtëpisë, ai nuk do ta kishte pasur problem të shprehte këtë pëlqim, duke puthur pa hezitim, sepse sipas tij, nëse do të ndiente diçka për dikë, atëherë do të vepronte pa asnjë dyshim. Ai u shpreh: “3 muaj ditë, unë krejt shtëpinë e kisha rrotullu më më pëlqy dikush pernime. I kam thënë edhe këtyre, nëse më kish pëlqy dikush qitu isha puth, nuk më kish interesu. Kur e dua dikënd për të luftoj, ja e dua ja se dua dikënd.”

Në këtë mënyrë, Vullneti ka theksuar qartë se për të, ndjenjat janë të pastra dhe vendimtare, duke pasur guximin të veprojë sipas ndjenjave të tij të sinqerta./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here