Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, i cili nesër feston ditëlindjen, ka reaguar ndaj planeve të banorëve për këtë ditë të veçantë, shkruan 04 Online.
Ai ka deklaruar se nuk do të festojë fare nëse organizimin e merr përsipër Gresa. “Nëse e organizon kjo, normalisht që nuk dua ta festoj,” tha Vullneti, duke shtuar se Gresa ka planifikuar të kërkojë ndihmë nga “Vëllai i Madh” për surprizën.
Kjo deklaratë ka nxitur biseda dhe diskutime brenda shtëpisë./04 Online