Vullneti ka vazhduar tensionet me Drilonin, edhe pasi përfundoi darka e gjysmëfinalistëve në Big Brother VIP Kosova 3, shkruan 04 Online.
Edhe pse ai ka deklaruar se nuk mban inat ndaj Drilonit dhe ka shprehur dëshirën që ai të jetë fituesi i edicionit përveç vetes, Vullneti ka theksuar se frika e tij është që Driloni mund të mos përballojë pasojat e famës. Ai u shpreh se mendon se Driloni nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë këtë barrë, duke shtuar se dikush nga jashtë mund ta ndikojë atë negativisht.
“Nëse ka naj banorë këtu që kisha dashtë me fitu pos meje, je ti Drilon, nuk kam inati. Por, duke të ta njoft karakterin tënd frika ime është që ti nuk ki me mujt me bajt barrën e asaj që të ka ndodhë sepse ki me pas dikon jashtë që ka me ta marrë këtë”, tha mes tjerash Vullneti.
Nga ana tjetër, Driloni ka reaguar duke mohuar këtë parashikim të Vullnetit, duke e quajtur si një mendim të pavërtetë dhe ka premtuar se do të dëshmojë të kundërtën pasi të dalin jashtë shtëpisë së Big Brother. Biseda mes tyre u zgjerua edhe në temën e boksit dhe ndeshjeve që Driloni mund të ketë në të ardhmen, duke shtuar edhe tensione të tjera mes dy bashkëbanorëve./04 Online