Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Vuçiq ka thënë se “duhet urgjentisht të tërhiqen” kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Sipas tij “ky është një kusht për të ruajtur paqen”, raporton Express.
Kreu i shtetit serb ka shtuar tutje se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb”, dhe sipas tij kjo largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon./Express/