Vuçiq e pret nesër në Serbi Listën Serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, shkruan Kossev.
Takimi do të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial dhe pas takimit, siç është paralajmëruar, do të dërgohet një komunikatë për mediat.
Ky takim vjen pas disa incidenteve në veri ku janë djegur disa vetura me targa RKS dhe në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore.
Sot gjithashtu deputetët e Listes Serbe janë rikthyer në Kuvend, edhe pse vetëm sa për t’u nënshkruar.