Vuçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

0
189

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë përmes Instagramit se marrëveshja e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk nënkupton njohje.

Ai tha se nuk bëhet fjalë as për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, dhe nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here