Vuçiq: Kurti po bën gjithçka për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb

0
67

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka theksuar se Albin Kurti po bën gjithçka për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb.

Vuçiq, për RTS-në, ka thënë se Qeveria e Serbisë ka informuar çdo ditë bashkësinë ndërkombëtare për ngjarjet në Kosovë lidhur me zgjedhjet dhe se bashkësia ndërkombëtare ka reaguar në mënyrë cilësore.

“Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor dhe ajo është Lista Serbe. Të gjitha teoritë e konspiracionit kanë rënë. Gjithçka bëri Kurti, e bëri për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb. Ky është një trend në rajon. Do të shihni se për ngjarjet në Mal të Zi, derisa po përgatisin tendencat separatiste të Vojvodinës, për gjithçka, siç thonë ata, do të fajësojnë ‘Kishën e Serbisë’. Kështu është edhe në Prishtinë – për çdo gjë është faji i Listës Serbe, i popullit serb, i Kishës Ortodokse Serbe dhe sigurisht i Aleksandër Vuçiqit”, ka shpjeguar Vuçiq.

Në këtë, shtoi ai, gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Zagrebit.

“Populli serb në Kosovë e di dhe besoj se me pjesëmarrjen në zgjedhje, Lista Serbe do të mund të luftojë për nëntë apo të 10 mandatet e popullit serb, gjë që do ta ndihmojë edhe më shumë popullin serb dhe do ta vështirësojë atë që Kurti të zbatojë politikën e tij”, nënvizoi ai.

I pyetur nëse administrata e re amerikane do të merret me Kosovën, Vuçiq shprehu pritjen që Sekretari i ardhshëm i Shtetit Marco Rubio të merret kryesisht me Kinën dhe Amerikën Latine.

“Ai do të merret me të gjithë botën, por fokusi do të jetë në Kinë dhe Amerikën Latine. Do të merret edhe me Europën, ku më së shumti do të keni qëndrim negativ ndaj Gjermanisë. Kjo është ajo me të cilën merret Elon Musk”, tha ai.

Ai shprehu mendimin se me këtë pjesë të Ballkanit do të merret më shumë Richard Grenell se kushdo tjetër.

“Grenell do të merret me Venezuelën, Korenë e Veriut dhe shumë çështje të tjera”, shtoi Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here