Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me serbët nga Kosova që është duke u mbajtur në Rashkë.
Ai tha se zgjedhjet janë caktuar edhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asociacioni, duke pohuar se serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, raporton Danas.
Presidenti serb, po ashtu ka bërë thirrje që të gjithë njerëzit të jenë të bashkuar dhe të sillen ashtu siç është marrë vendimi sot.
“Nuk u shkon mendja të formojnë Asociacionin. Dhe pastaj ata thanë, kanë thënë prej javësh, se do të më konsideronin fajtor nëse zgjedhjet do të prisheshin. Ju lutem imagjinoni, është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, sepse jam i sigurt se as disa ministra nuk e dinë, a e dini se kush ka aplikuar për zgjedhje. Aplikoi Vetëvendosje, PDK në Mitrovicë. Pra partia e Thaçit dhe e Kurtit. Dhe tani, në bazë të 4% të tyre, sa prej tyre jetojnë në veri të Mitrovicës, jo në thelb, por në dukje, do ta sigurojnë që Kurti të jetë kryetar i Mitrovicës”.
Ai tha se njësoj do të jetë edhe në Leposaviq, ku formalisht janë 2%, si dhe në Zubin Potok, ku po ashtu janë rreth dy për qind.