Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të garojë për kryeministër, sepse është i dëshpëruar me partnerët e koalicionit socialist, raporton një medium serb. Këto thuhet t’i ketë deklaruat Vuçiq në një mbledhje me dyer të mbyllura në partinë e tij.
“Jam i gatshëm të dalë në votim si kandidat për Kryeministër po nuk i dorëzohem shantazhit të Perëndimit, të socialistëve, ose djathtistëve falso”, ka thënë Vuçiqi në mbledhjen e mbyllur të SNS-së, sipas të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”.
Sipas këtij mediumi, Vuçiq është ndier “i vetmuar” në seancën e fundit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë.
Në seancën për Kosovën, në Parlamentin serb ka pasur tensione që shkaun gati në konfrontim fizik. Vuçiq tha se deputetët opozitarë deshën ta sulmonin fizikisht.
Vuçiq i ka thënë partisë së tij të hënën se është dëshpëruar me sjelljen e partisë socialiste në Kuvend.
“Jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve, që ishin diku te mesi, duke dashur ta kënaqin cdokënd”, ka thënë ai.
“Është më mirë të mbes në opozitë se sa të lë partinë dhe interesat personalë ta udhëheqin shtetin”, citohet të ketë thënë Vuçiq.