Vuçiq: EULEX u refuzua nga Prishtina, qëllimi i shqiptarëve ishte t’i likuidonin të gjithë serbët

0
225

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në këto momente është duke dhënë intervistë për televizionin publik të Serbisë ku po flet për sulmin terrorist në Branjskë të Zveçanit.

Vuçiq është munduar të manipulojë me sulmin në Kosovë nga grupi terrorist, teksa thotë se “qëllimi i shqiptarëve ishte likuidimi i të gjithë serbëve”.

“Është çudi që krejt po heshtin, krejt thojnë se është aksion i kombinuar me EULEX-in, pse nuk po e pranojnë ata [EULEX] që janë refuzuar nga Prishtina të ndërhyjnë. Kjo e tregon qartë qëllimin e shqiptarëve për serbët”.

“Ata duke refuzuar EULEX-in janë nisur të likuidojnë serbët qofshin ata 30 apo 40 se çdo ditë e rrisin numrin, njëherë kanë thënë 20. Ka vetëm 3 serbë të vrarë, tre të arrestuar kurse një prej tyre është i plagosur”, pretendon Vuçiq.

Tutje ai përmend një rast ku thotë se një prej të vrarëve është qëlluar nga Policia e Kosovës pasi është dorëzuar.

Ne kemi të dhëna se njëri prej të vrarëve, fillimisht i ka ngritur duart për t;u dorëzuar e pastaj është qëlluar, tha Vuçiq për televizionin publik të Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here