Vuçiq del me një “ultimatum” të ri: Serbët do të durojnë deri më 1 qershor, pastaj pason përgjigja

0
346

Duke folur në një tubim relativisht të madh në Pançevë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovë “do të durojnë deri më 1 qershor” ndaj asaj që ai pretendon të jetë “ngacmim i serbëve” nga autoritetet e Kosovës.

Të njëjtën, gjë gjatë ditës së djeshme e tha edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq. Serbët, tha ai, do t’u japin “pak kohë” komunitetit ndërkombëtar dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe se më pastaj “përgjigja e tyre do të pasojë”.

Vuçiq në tubimin politik me mbështetës të partisë së tij, shfrytëzoi gjuhën e “mosdorëzimit” të Kosovës për t’i rënë borive nacionaliste dhe për të kritikuar komunitetin ndërkombëtar në lidhje me marrjen e mandatit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, dhe të tre komunave të tjera që pritet të ndodhin deri në fund të muajit.

“Sot fola me përfaqësues evropianë. Ata thonë se ishte gabim. Gjithmonë është gabim, por në dëm të serbëve. Vetëm mos na bëni t’ju kuptojmë juve kur e keni gabim në dëm tonin dhe në dëm të të drejtës ndërkombëtare”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se pavarësisht presioneve që mund t’i vinë “nuk do të dorëzojmë atë çfarë është e jona”.

Vuçiq iu kthye kritikës edhe ndaj shteteve të QUINT’it për pranimin e zgjedhjeve so konsistente dhe në pajtim me kërkesat ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

“Çfarë do të thonin ata për Serbinë po të dilnin vetëm tre përqind në zgjedhje? Na thonë se është çështje legjitimiteti kur më shumë se 5o% dalin në zgjedhje. Dua t’jua bëj me dije se këto gjëra nuk ndodhin asnjëra për nga rastësia. Menduan dhe pritën nga që Kosovën do t’ua japim në pjatë. Pritën që do të thonë se u ripajtuam dhe se patën të drejtë kur bombarduan fëmijët tanë (shënim red: 216 civilë ishin shqiptarë, ndërkaq 206 civilë ishinë serbë dhe malazezë) dhe shkatërruan fabrikat. Por, ne nuk i dorëzojmë të drejtat ligjore ndërkombëtare, Kushtetutën e Serbisë dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here